Arrestohen mbi dhjetë persona duke shitur bileta në tregun e zi, njëri posedonte mbi 100 copë

Kosova

Arrestohen mbi dhjetë persona duke shitur bileta në tregun e zi, njëri posedonte mbi 100 copë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka arrestuar mbi dhjetë persona duke shitur bileta në tregun e zi për ndeshjen e futbollit Kosovë-Malta.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar se njërit i janë gjetur në posedim mbi 100 bileta të cilat i kishte për shitje.

Çmimi për një biletë në tregun e zi ka arritur deri në 50 euro, ani pse të njëjtat tregtarët i kishin blerë prej dy deri në dhjetë euro.

Dallaveret me bileta kanë vazhduar këto ditë duke revoltuar në masë të madhe qytetarët të cilët kishin dëshirë për ta ndjekur përfaqësuesen nga tribunat, por nuk kishte para për t’a blerë biletën nga tregtarët.

Federata e Futbollit e Kosovës i kishte qitur në shitje biletat tri ditë para ndeshjes dhe shitja e tyre ishte bërë në dyqanet e kompanisë IPKO.

Në njoftimin e FFK-së thuhej se një person nuk mund të blejë më shumë se pesë bileta, por dikush arriti t’i siguroi mbi 100 copë.

Për shkak të tollovisë së madhe afër pikave shitëse Policia e Kosovës ishte detyruar t’i mbyllë përkohësisht ato deri në qetësimin e situatës. Madje disa persona kishin marrë edhe lëndime trupore duke u shtyrë në rend për të blerë bileta.

Në tribunat e Stadiumit “Fadil Vokrri” mbrëmë kishte vende të lira dhe krejt kjo si pasojë e biletave të pa shitura në tregun e zi. Qytetarët i kanë bërë apel FFK-së që në lojën tjetër Kosova- Azerbajxhan, e cila luhet me 20 nëntor në Prishtinë, biletat të dalin në shitje online, në të kundërtën do të përsëritet situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat