Thaçi dhe presidenti armen diskutuan për gjenocidet

Kosova

Thaçi dhe presidenti armen diskutuan për gjenocidet

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:59
Jerevan, 12 tetor 2018.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit të premtem nga presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian.

Thaçi ndodhet në Jerevan si udhëheqës i një vendi të bashkuar me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Zyra për shtyp e presidentit armen tha se Sarkissian dhe Thaçi "kanë folur në mënyrë specifike për gjenocidet" dhe kanë theksuar se "pranimi dhe dënimi i tyre janë mënyra më e mirë për t'i parandaluar ato".

Në Jerevan, Thaçi mori pjesë në samitin e 17-të të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Të enjten, përfaqësuesit e shteteve anëtare të kësaj organizate miratuan ndryshimin e statusit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në anëtar të bashkuar.

Armenia nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat