Dështon takimi midis Bechtel-Enkës dhe Hanit të Elezit

Kosova

Dështon takimi midis Bechtel-Enkës dhe Hanit të Elezit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:30
Punimet në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Nuk është mbajtur takimi i planifikuar midis Drejtorit Gjeneral të kompanisë “Bechtel-Enka”, Riadh Alkhazraji dhe Kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Takimi midis dy palëve është pritur të zhvillohet sot në ora 14:00 për të diskutuar vendimin e komunës për ndalimin e punimeve të kompanisë “Bechtel-Enka” në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, pas orës 23:00 me arsyetimin se po iu shkakton zhurmë banorëve përreth.

Media ka kontaktuar të parin e komunës dhe ai ka thënë se përkundër faktit që vet menaxhmenti i kësaj kompanie ka kërkuar takim, ata nuk kanë respektuar atë.

“Takimi që ata vet e kanë kërkuar në ora 14:00 nuk është mbajtur pasi që ata nuk kanë ardhur në takim. Kjo vërteton edhe seriozitetin e punëve që kjo kompani ka bërë deri tani”, ka thënë Refki Suma.

Kryetari i kësaj komune gjatë orës 23:00 ka dalë në vend-punishten që ndodhet në pronën e komunës së Hanit të Elezit dhe ka ndërprerë punimet e kompanisë Bechtel Enka.

Suma e ka arsyetuar këtë veprim duke thënë se banorët e kësaj zone po ankoheshin për punimet që po zhvilloheshin në orët e vona të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat