Pacolli: Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës duan partneritet

Kosova

Pacolli: Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës duan partneritet

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:28
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ekziston një vullnet i fuqishëm politik i shumicës qytetare në Bosnje dhe Hercegovinë në lidhje me nevojën për njohje dhe për partneritet mes dy vendeve tona, por ky vullnet nuk po mund të përkthehet në qëndrim të brendshëm konstitucional dhe as në akt formal të njohjes së Bosnje e Hercegovinës për Republikën e Kosovës.

Ai ka përshëndetur qëndrimi transparent i anëtarit të presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zeljko Komsiç, në lidhje me njohjen, ndonse qëndrim i tij individual.

“Republika e Kosovës, qytetarët dhe lidershipi i saj, njohin fakin se ekziston një vullnet i fuqishëm politik i shumicës qytetare dhe konstituive në Bosnje dhe Hercegovinë në lidhje me nevojën për njohje dhe për partneritet mes dy vendeve tona. Sidoqoftë deri tani ky vullnet nuk po mund të përkthehet në qëndrim të brendshëm konstitucional dhe as në akt formal të njohjes së Bosnje e Hercegovinës për Republikën e Kosovës. Qëndrimi i Komsiç është edhe pragmatik, sepse aspirata e shumicës së vendeve dhe qytetarëve në Ballkanin Perendimor është për integrim dhe bashkëpunim, edhe pse kjo hera herës pengohet e ngadalësohet nga kundërpeshat destruktive politike e juridike nga ata që kanë pasur dhe ende kanë probleme me pranimin e realitetit të ri bashkëkohor”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat