Drejtoresha e arsimit nuk i bindet Kastratit, s’ofron dorëheqjen

Kosova

Drejtoresha e arsimit nuk i bindet Kastratit, s’ofron dorëheqjen

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:30
Drejtoresha e arsimit nuk i bindet Kastratit, s’ofron dorëheqjen

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar sot se ka kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së Arsimit në këtë Komunë, Ismete Thaçi.

Kastrati ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të paknaqësisë së tij me mënyrën e menaxhimit të procesit të fillimit të vitit të ri shkollor.

Kallxo ka kontraktuar me drejtoreshën e Arsimit në Kamenicë, Ismete Thaçi e cila tha se nuk e ka ofruar dorëheqjen e kërkuar nga Kastrati.

“Nuk e kemi orfuar dorëheqjen. Është e vërtet që jemi takuar për të biseduar rreth dorëheqjes por nuk e kemi orfuar ende”, tha Thaçi.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar sot se në takimin e tij me drejtoreshën janë dakorduar që ajo të ofroj dorëheqje dhe të tejkalohet kjo çeshje pa dëmtimin e askujt, po kjo nuk ka ndodhur pasi sipas Kastratit udhëheqës e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë kanë marrë urdhër që kjo dorëheqje mos të ndodhë.

“Dorëheqja që duhej të ndodhte atë ditë, nuk ndodhi. Mora vesh që udhëheqësist e VV-së në Kamenicë kanë marrë urdhër nga niveli qendror i kësaj partie, që kjo dorëheqje të mos ndodhë dhe në rast të shkarkimit të saj, të tërhiqen edhe drejtorët e tjerë që vijnë nga ky subjekt”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati ka thënë se do të pret edhe sot dorëheqjen e Thaçit, ashtu sic janë dakorduar në takimin e tyre, në të kundërtën Kastrati ka thënë se Thaçi do të lirohet nga detyra e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat