Qe 18 vjet sorollatën nëpër gjykatë për të kërkuar kthimin e pronave të tyre të konfiskuara nga ish pushteti komunist

Kosova

Qe 18 vjet sorollatën nëpër gjykatë për të kërkuar kthimin e pronave të tyre të konfiskuara nga ish pushteti komunist

Nga: Aziz Zuka Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:19
Pozhoran

Kater familje Alidema  pasaardhës të veprimtarit dhe atdhetarit Shaban Haliti-Alideema,  kanë shumë problem me të cilaat po ballafaqohën ata në gjykata duke kërkuar pronat e tyre të konfisskuara si nga ish Mbretria Jugosllave por edhe nga ish sitemi komunist I ish Jugosllvisë,Pronat e tyre të cilat gjenden në qendër të Pozharanit janë konfiskuar nga issh Mbretria e Jugosllavisë në vitet 1924  por edhe disa prona tjera që u janë konfiskuar nga ish sistemi komunist Jugosllav pasi që paraardhësit e tyre ishin shpalluar armik I popullit.Sipas Sadullah Alidemës, nip I Shaban Halitit, Xhaxhai I tyre gjatë mbrterërisë së Jugosllavisë me vullnet të tij kishte lënë rreth 2 hektarë token ë qender të Pozzharanit për të shërbyer si vend do të mbajeh tregu I gjelbert kjo sipas shënimeve që posedojnë ata kishte ndodhur para 94 viteve pra pikërishtë me datë 14 tetor të vitit 1924   dokumenti  nr. 8278  dhe që nga ajo ditë në pronat e tyre pra në  Pozharan kishte filluar punën  tregu I gjelbert por edhe I kafëshve  dhe në këtë vend ky treg kishte punuar  deri  para dy vitesh kur komuna e Vitisë  në këtë vend kishte ndërtuar një shesh dhe një hapsire të gjelbert. Ndërkaq Gani Alidema, gjithashtu  nip I Shaban Halitit, shprehet se me ndërtimin e këtij sheshi , është bërë një punë e mirë, por shprehet se ata janë të  mllefosur se nuk po mund të kthejnë një pjesë tjetër të këtij vendi I cili në vitin  1996 ishte ishte dhënë nga komuna e Vitisë e cila atherë udhëhiqej nga Organet e dhunshme serbe , ky vend ishte blerë nga një qytetarë shqiptarë nga Dobërqani  I Komunës së Gjilanit.

Pas luftës në Kosovë  kemi bërë kerkesa dhe kemi tentuar që në mynyrë të rregullt kjo pronë  të na kthehet dhe qëllimi ynë  ishte që atë ta lëmë pronë komunale por më kotë.””Tash e 18 vjetë këtë të drejtë tonën si pasardhës dhe trashigues të kësaj toke nuk po mund ta rikthejm edhe përkundër përpjekjeve tona duke u sorollatur nëpër koridorët e Gjykatave “”shprehet Gani Alidema.

Këto familje përkatësisht pasusesit e familjeve të tyre të cilave u janë marrë këto prona, niprit Sadullah Alidema, Gani Alidema, Halit Alidema, dhe  të tjerë  me vite kërkojnë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës, që atyre tu kthehen pronat e tyre.

Por të gjitha këto kërkesa sipas familjarve kanë hasur në “vesh të shurdhëër” jo vetëëm nga pushtetarët, por edhe nga AKM-ja më heret dhe tani AKP-ja e cila edhe përkundëër faktit se këto familje kanë kërkuaar nga kjo e fundit që tu kthehen pronat jo as qe ka pranuar madje as te bisedohet me perfaqësuesit e ktyre familjeve.

Halit Alidema nip i Shaban Halitit , thotë se  nuk mund besoj se si gjykatat janë joserioze, ne po kërkojmë atë që na takon, por asesi nuk po mundë ta marrim atë që është e jona.”Kemi bërë ankesën e fundit në AKP në Gjilan me  numër të protokolit,8533/ 2017,me datë 22.nëntor 2017 ku kemi kërkuar që pronat tona si familje me një sipërfaqe prej 4 hektarë e 25 ari të na kthehen, por kerkesa jonë quditërishtë është refuzuar nga AKP-ja pa kurfar baze  ligjore shprehet Halit Alidema, ai  thotë se  familjës së tij përkatësisht gjyshit të tijë, I janë konfiskuar  rreth 2 hektërë vetëm në një vend sepse ai ishte shpallur armik I ish sistemit jugosllav komunist.”Gjyshi im ishte ish kryetar I komunës së Pozharanit qysh në ish jugosllavinë e vjeter dhe si intelektual I asaj kohe ai me vetëdeshirë në qendër të Pozharanit kishte  falur tokën e tij një ngastër të madhe  në siperfaqe prej rreth 3 hetareve, për shërbimet që aty të mbahej tregu I cili treg ka funkccionuar një kohë të gjatë  pra deri para dy vitesh, kurse në një ngaster tjeter nga ish sistemi ishte ,ndërtesa e postes si dhe nje object tjeter I Kryqit të Kuq ndersa  tani  komuna  e Vitisë, atë vend e ka shendrruar në shesh të qytezës së Pozharanit.

”Unë thote Halit Alidema nuk po kërkojë që ky vend të me kthehet mua, por po kerkoj që pronat në sipërfaqe prej 4 hatarëve  në vendin e qujtur ”Te mullini” të na kthehen neve si familje.Sepse ajo është pronëë e jona dhe ne nuk do të leme “gur pa levizur” në aspektin ligjor që ti kthejmë pronat tona sepse gjithkund në bota ëprona private është e sshenjt dhe ajo edhe për ne është e tillë”shprehet Halit Alidema.

Alidema shprehet se do të ishte mirë dhe më se e nevojshme që Kuvendi I Kosovës me ligje të rregulloj këtë qështje duke e obliguar AKP-në që tua kthej pronat që u janë konfiksuar nga ish sistemi komunist  pronarve përkatësisht trashigimtarëve , sepse mosveprimi I instituucionev të Shtetit të Kosovës  është rrezik që familjet të hasmohën dhe të vie deri te ndonjë konflikt me pasoja të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat