Kjo pasi ditë më parë, Kastrati dha një varg kritikash për të dhe partinë e Thaçit- Vetëvendosjen. Kryetari shprehej se ishte i pakënaqur me menaxhimin e kësaj drejtorie.
Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, tani pjesë e PSD-së, aludonte se VV ka vendosur që në kurriz të nxënësve të Kamenicës të zgjedhë viktimizimin politik për disa vota. Më pas thoshte se nuk e pranon këtë shantazh.
Madje Kastrati pohonte se udhëheqësist e VV-së në Kamenicë kanë marrë urdhër nga niveli qendror i kësaj partie, që kjo dorëheqje të mos ndodhë dhe në rast të shkarkimit të saj, të tërhiqen edhe drejtorët e tjerë që vijnë nga ky subjekt.
Media merr vesh se në pozitën e Ismete Thaçit do të emërohet Mirhane Morina po ashtu nga subjetki i VV-së.
Me këtë rend Kastrati ka transferuar edhe një tjetër zyrtar të VV-së nga Drejtoria e Arsimit në atë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.