Java fillon me mot të mirë, kryesisht me diell

Kosova

Java fillon me mot të mirë, kryesisht me diell

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 07:11
Foto ilustruseTemperaturat

Përderisa brigjet e Evropës perëndimore po goditen nga uragani "Leslie", mbi rajonin tonë vazhdon të mbajë mot stabil, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike mbi Evropën lindore.

Edhe në ditët në vijim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës, kjo situatë bllokuese pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave.

15.10 - Mot i mirë, kryesisht me diell.

16.10 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale të gjata me diell.

17.10 - Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

18.10-19.10 - Të enjten mot i mirë, kryesisht me diell. Në mbrëmje pritet që vranësirat të shtohen, e ditën e premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 22C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat