Të dyshuarit i gjendet arma në veturë, nëna e tij nuk i lë policët ta arrestojnë

Kosova

Të dyshuarit i gjendet arma në veturë, nëna e tij nuk i lë policët ta arrestojnë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:55
Policia

Policia ka arrestuar një person në Prishtine, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishek.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit si pasagjere kishe qenë edhe nëna e tij, e cila kishte penguar policët në kryerje të detyrës.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa nënës së tij i është iniciuar lënda dhe është liruar në procedurë të rregullt, njofton PK, 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit si pasagjere kishte qenë edhe nëna e tij e cila kishte ndërhyrë dhe kishte penguar policët në kryerje të detyrës. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa nënës së tij i është iniciuar lënda dhe është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat