Nis në Vushtrri manifestimi për Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Kosova

Nis në Vushtrri manifestimi për Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:40
Vushtrri

Shoqata për persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar ‘Drita Jonë’ ka mbajtur sot një aktivitet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë..

Gjatë këtij aktiviteti, Kryetarja e Shoqatës ‘Drita Jonë’ në Vushtrri, Sevdije Voca, ka thënë se qëllimi i  këtij takimi është manifestimi i javës së shkopit të bardhë.

‘U kërkua edhe vetëdijësimi i qytetarëve për këta persona dhe u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen. Poashtu u kërkua të fuqizohet ligji për personat e verbër’.

Ndërkaq komandanti i policisë, Muhamet Alidema premtoi se policia në çdo vend është e gatshme t’ju ndihmojë sa herë të ketë nevojë.

‘Mundohemi me aktivitete tona proaktive, poashtu do t’i përcjell kërkesat për njohuri shtesë.

Kryesuesi i kuvendit komunal, Nasuf Aliu ju premtoi mbështetje institucionale, gjithashtu 300 familjeve që janë pjesë e kësaj organizate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat