Aplikacioni “Shnet” synon edukimin seksual tek të rinjtë

Kosova

Aplikacioni “Shnet” synon edukimin seksual tek të rinjtë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:41
Visare Mujko- Nimani

(E plotësuar) - Me qëllim që të rinjtë kosovarë të marrin më shumë informacione rreth edukimit seksual dhe sistemit riprodhues , zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lansuar sot aplikacionin për telefon “Shnet”.

Aplikacioni “Shnet” përmes së cilit përdoruesit do të kenë mundësi të rrisin më tutje njohuritë e tyre në lidhje me edukatën seksuale mund të përdoret në dy sistemet e telefonave të mençur, Android dhe IOS.

Drejtori i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin u shpreh se ky aplikacion është zgjidhja e duhur për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetushme, siç është HIV-i.

Sahin: Jemi zotuar se do përmirësojmë shëndetin e adoleshentëve

“Ne si UNICEF dhe shumë të tjerë jemi të zotuar se do të përmirësojmë shëndetin e adoleshentëve , secili prind në komunitet dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre, askush nuk dëshiron që fëmijët e tyre të kenë sëmundje  e ndryshme seksualisht të transmetueshme si HIV-i, edhe frikësohen se vajzat e tyre do të bëhen nëna para moshës 18 vjeçare. Të dhënat në gjithë botën tregojnë se edukimi seksual gjithëpërfshirës nëpër shkolla është mënyra më e mirë për të përgatitur fëmijët për jetesën si të rritur, prandaj ky aplikacion “Shnet” që është zhvilluar për  të rinjtë është një zgjidhje e jashtëzakonshme”, ka thënë Sahin.

Edhe zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa tha se informacionet rreth edukimit seksual ndikojnë në zvogëlimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Musa: Edukimi seksual ndikon në zvogëlimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

“Mungesa e qasjes në një edukim të mirëfilltë seksual është një prej çështjeve që meriton vëmendjen tonë, sepse një edukim i tillë ndikon në zvogëlimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ministria e Shëndetësisë është duke përpiluar planin strategjik për shëndetin e nënës, fëmijët dhe shëndetin reproduktiv duke u  mundësuar fëmijëve një fillim të shëndosh....04’14 Informimi i mirëfilltë, edukata gjithëpërfshirëse seksuale shpie deri tek një rini e shëndosh”, ka deklaruar Musa. 

Përfaqësuesja e UNFPA-së në Kosovë,Visare Mujko- Nimani tha se forcat e tyre i kanë orientuar për edukimin seksual te të rinjtë.

Ajo tutje ka njoftuar se aplikacioni “Shnet” do jetë urë lidhëse me aplikacionin që së shpejti ata do e plasojnë “Luventa”, qëllimi i së cilës po ashtu është edukimi për një rini të shëndoshë.

Nimani: Së shpejti do lansojmë aplikacionin “Luventa”

“Së bashku me UNICEF-in, dhe në partneritet edhe me organizatat tjera të UNFPA-së në rajon kemi zhvilluar aplikacionin tjetër që quhet luventa, që së shpejti do të lansohet dhe që faktikisht do ta plotësojnë njëra-tjetrën me informacionet në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Përderisa aplikacioni “shnet” iu jep informata dhe mund të bëni pyetje në lidhje me lëmin e shëndetit seksual dhe riprodhues, aplikacioni “Luventa” iu qon tek informata në lidhje me këtë fushë përmes një kuizi, i cili ka disa kategori”, bëri të ditur Nimani.

Nimani po ashtu bëri të ditur se në bashkëpunim  me ministrinë e Arsimit janë duke hartuar udhërrëfyes rreth edukimit seksual, të cilët do t’u shpërndahen nxënësve nëpër shkolla.

Aplikacioni “Shnet” ishte ide e tri vajza të cilat zhvilluan këtë aplikacion në punëtorinë UPSHIFT, në kuadër të “Unicef Innovation Lab Kosovo”.

Njëra nga ideatoret,  Eurisa Rukovci duke prezantuar përmbajtjen e aplikacionit tha se me aktivitetet e tyre po duan të promovojnë më tepër edukimin seksual dhe psiko-social te të rinjtë.

Rukovci: Shnet ka qenë një proces i gjatë

“Shnet ka qenë një proces i gjatë, ka qenë një proces që jemi kënaqur duke e bërë dhe ka qenë diçka që kemi menduar që do jetë e parealizuar, arsyeja pse po them kështu është se kemi menduar se ka me mbet vetëm një ëndërr diçka që nuk kemi me mundur me përmbushur asnjëherë, por me ndihmën e UNICEF-it Innovation Lab ne kemi arritur me e bë ata çka kemi planifikuar”, u shpreh ajo.

Sipas themelueseve, në të ardhmen aplikacioni do të përditësohet edhe me kalendarin menstrual dhe “Chat Bot”-i, në të cilin mund të merren informacione për sistemin riprodhues. 

Lansohet aplikacioni "Shnet" për edukimin seksual

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lansuar aplikacionin për telefon “Shneta”, i cili ka për qëllim të informojë rininë mbi edukimin seksual, shëndetin riprodhues dhe informacione të tjera relevante në lidhje me këto çështje.

Drejtori i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se sot po testojnë dy gjëra për mënyrën se si teknologjia mund të përdoret për të mirë.

"Ne jemi të zotuar që të përmirësojmë shëndetin. Askush nuk do që fëmijët e tyre të kenë sëmundjet seksuale si HIV. Askush nuk dëshiron që vajzat të lindin para moshës 18-vjecare. Ky aplikacion është një zgjidhje e jashtëzakonshme”, tha ai.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa tha se mungesa e qasjes në një edukim seksual meriton vëmendje tonë sepse një edukim i tillë ndikon në zbulimin e sëmundjeve më herët.

"Ministria e Shëndetësisë ka histori të gjatë të bashkëpunimi me UNICEF e po ashtu Ministria e Shëndetësisë është duke marrë hapa për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe angazhimi qytetar është i domosdoshëm", u shpreh ai.

Visare Mujko- Nimani nga UNFPA në Kosovë, tha se forcat e tyre i kanë orientuar për të edukuar rininë për fushën e edukimit seksual dhe bashkë me MASHT janë duke përpiluar udhërrëfyesit për edukim seksual edhe në shkolla.

"Bashkë me UNICEF kemi zhvilluar aplikacionin tjetër. Ky aplikacion ju çon tek informata rreth kësaj fushe. Shpresoj që këto aplikacione do shërbejnë të kemi një rini të shëndosh", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat