Ky pritet të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme

Kosova

Ky pritet të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:04
Ekrem Mustafa

Qeveria “Haradinaj” pritet që sot edhe zyrtarisht të emërojë ministrin e ri të Punëve të Brendshme.

Ekrem Mustafa, i cili vjen nga qyteti i Ferizajt do ta zë vendin e ministrit aktual, Bejtush Gashi që sot pritet të shkarkohet.

Mustafa e Gashi që të dy vijnë nga partia Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Që Ferizaj ta ketë një ministër në radhët e Qeverisë e kishte kërkuar disa herë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat