Shpata e argjendtë bashkon institucionet e sigurisë

Kosova

Shpata e argjendtë bashkon institucionet e sigurisë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:28
KFOR

KFOR po organizon ushtrimin “Shpata e argjendtë 2018-2”, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin këshillëdhënës dhe ndërlidhës të NATO-s, OKB-në dhe EULEX-in.

17 institucione, agjenci dhe organizata të Kosovës janë të përfshira  gjatë ushtrimit në zhvillimin e procedurave dhe sinergjive lidhur me rolin e tyre për të trajtuar një situatë emergjente.

Sipas një komunikate të KFOR-it, shpata e argjendtë 2018-2 duhet të konsiderohet një mundësi unike për të bashkuar të gjithë aktorët dhe organizatat relevante përgjegjëse për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë në rast të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave në shkallë të lartë.

“Qëllimi kryesor i ushtrimit është harmonizimi dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, agjencive dhe organizatave të Kosovës kur të lindin kriza të tilla. Përpjekjet e përbashkëta dhe ndërkombëtare për të përmirësuar aftësitë e Kosovës për të mirën e qytetarëve të saj sigurohen nga kontributi i personelit të Brigadës 77 të Britanisë së Madhe dhe një ekipi trajnues nga Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Shkup. Ata janë duke vepruar si mentorë për pjesëmarrësit në trajnimin e Angazhimit të Liderëve kryesorë, komunikimit, menaxhimit të medieve, komandës dhe kontrollit, procedurat e stafit dhe procesin e vendimmarrjes, në mënyrë që të merren me skenarë kompleks dhe sfidues”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat