Ndihmohen bletarët e Komunës së Skenderajt

Kosova

Ndihmohen bletarët e Komunës së Skenderajt

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:33
Bletë

Në kuadër të mbështetjes konkrete për bujqit, Komuna e Skenderajt nënshkroi sot kontratat me 53 fermerëve, të cilët përfitojnë nga pesë komplete koshere, veshmbathje dhe tymose.

Kryetari Bekim Jashari ka thënë se Komuna që ai drejton do të vazhdojë t’i mbështesë bujqit me anë të subvencioneve dhe programeve tjera mbështetëse, për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Duke zhvilluar sektorin e bujqësisë, që është një ndër prioritet në qeverisjes sime, zhvillojmë Komunën e Skenderajt|, është shprehur kryetari i Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat