Malishevë: Ka filluar rregullimi edhe i një rruge në Banjë

Kosova

Malishevë: Ka filluar rregullimi edhe i një rruge në Banjë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:33
Banjë, Hajdin Berisha

Në kuadër të rregullimit të rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, këto ditë ka filluar rregullimi i rrugës për në lagjen Binishi, në Banjë. Ecurinë e punimeve në këtë rrugë, sot e ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u bërë në rregullimin e kësaj rruge.

“Punët po ecin mirë dhe deri më tani cilësia e punimeve është shumë e mirë. Besoj që shumë shpejt kjo rrugë do të jetë e gatshme për asfaltim dhe në shërbim në banorëve të kësaj lagje”, tha nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë.

Rruga në lagjen Binishi në Banjë, është e gjatë mbi një kilometër, ndërsa rregullimi i saj, ka rëndësi të madhe për banorët e lagjes dhe në veçanti për nxënësit, të cilët vijojnë mësimin në shkollën “Naim Frashëri”, e që deri më tani është dashur të udhëtojnë nëpër baltë apo pluhur, për të shkuar në shkollë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat