UNDP dhe Ambasada gjermane mbështesin sektorin e sigurisë

Kosova

UNDP dhe Ambasada gjermane mbështesin sektorin e sigurisë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 23:17
UNDP dhe Ambasada gjermane mbështesin sektorin e sigurisë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë nënshkruan një marrëveshje për të mbështetur institucionet e Kosovës në kontrollimin e posedimit të gjerë dhe qarkullimin e armëve të vogla dhe të lehta (AVL) dhe për të përmirësuar hetimin e krimeve të kryera me armë.

Iniciativa e re, e cila do të jetë pjesë e Projektit të Sigurisë së Kosovës (KSSP), do t'i ndihmojë institucionet e Kosovës në reduktimin e armëve të paligjshme, fuqizimin e kornizës ligjore në përputhje me direktivat e fundit të BE-së dhe rritjen e aftësive për të hetuar krimet e kryera me armë. Përmes këtij projekti mbështetja do të sigurohet për:

• Harmonizimin e kornizës ligjore për armët bazuar në direktivat e BE-së; • Implementimin e ligjit të Kosovës për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese; dhe • Përditësimin e regjistrimit të armëve, licencimit, importit dhe bazës së të dhënave për eksportin.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të vendit të tij që nga viti 2014 në mbështetjen e iniciativave të AVL-ve në sektorin e sigurisë në Kosovë. "Ne jemi krenar që vazhdojmë këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm me UNDP-në, i cili synon të mbështesë institucionet kosovare në reduktimin e sasisë së armëve të vogla dhe të lehta në vend dhe në këtë mënyrë të ndikojë në ngritjen e përgjithshme të sigurisë për qytetarët kosovarë", tha ambasadori Heldt.

Republika Federale e Gjermanisë dhe Ambasada në Prishtinë janë avokatë të fuqishëm për rritjen e nivelit të ë sigurisë publike në Kosovë dhe për të arritur këtë qëllim vazhdojnë të punojnë me zyrën e UNDP-së në Kosovë në ofrimin e mbështetjes teknike dhe ekspertizës. 

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, njëkohësisht Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, shprehu vlerësimin e saj ndaj Republikës Federale të Gjermanisë për besimin dhe angazhimin e tyre ndaj UNDP-së në mbështetjen e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL-ve). "Puna në adresimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL) është pjesë e angazhimit të UNDP-së për të promovuar sigurinë njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe për të përmbushur përgjegjësitë ndërkombëtare si dhe për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare në veçanti duke implementuar udhërrëfyesin për një zgjidhje të qëndrueshme ndaj posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të AVL-ve në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024, " theksoi zonja Richardson.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes së nënshkruar kap shumën prej më se 130 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat