Jo bariera nga Agjencioni i Akreditimit të Kosovës, për profesorët e Shqipërisë?

Kosova

Jo bariera nga Agjencioni i Akreditimit të Kosovës, për profesorët e Shqipërisë?

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:02
Dr.Nijazi Halili

Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj prej Serbisë më 17 shkurt 2008, Shqipëria u bë një nga pesë shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Më 18 gusht 2009, kryeministri shqiptar Sali Berisha ka thënë: "Nuk duhet të ketë administrim doganor midis dy vendeve, dhe ne nuk duhet të lejojmë që Shqipëria dhe Kosova të shohin njëri-tjetrin si vende të huaja", kjo thënie e zemëroi Serbinë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një shënim sqarimi për Serbinë, tha: "Shqipëria e konsideron shtetin e pavarur të Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit, ndërsa pavarësia e saj konsiderohet si një hap i qartë që u shërben njerëzve, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit". Ai gjithashtu tha se politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë "bazohet në objektivat e përbashkëta të integrimit euroatlantik të vendit, Republikës së Kosovës dhe të gjithë rajonit".

Ajo mua çka më brengos mës së shumti është edhe vënia e kritereve nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, lidhur me  angazhimin  e profesorëve nga Shqipërsia në Republikën e Kosovës, duke u trajtuar si të huaj në shtëpinë e tyre, duke i vënë  profesorëve nga  Shqipërsia barriera dhe kritere shtesë për të kërkuar kafshatën e gojës apo theshjtë  një vend pune, kjo për mua është e papranueshme dhe diskriminim prandaj me ketë shkrim ju drejtohem Insitucioneve të Kosovës, gjegjësisht  Agjencionit të Akreditimi, që ketë çështje ta rishqyrtoj dhe të vendos në inters dhe dobi të profesorëve të nderuar nga Shqiparia, sepse vendimet e tilla nuk i kontribojne  Është shumë normale që të kerkohet vertetim i punësimit nga dy shtetet nga Agjencioni (ATK)  që personi i cili aplikon për punësim qoftë në Kosovë apo anasjelltas, të mos ketë dy vende pune, sepse një veprim i till e rendon gjendjen në arsim duke ditur se shume punëtor do të mbesin jashtë procesit mesimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat