Guvernatori Mehmeti takoi misionin e ri të FMN-së

Kosova

Guvernatori Mehmeti takoi misionin e ri të FMN-së

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:44
Mehmeti, ka pritur në takimin hyrës misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga Stephanie Elbie

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takimin hyrës misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga Stephanie Elbie.

Numri një i BQK-së i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale të sistemit financiar të Kosovës, në veçanti me sistemin bankar që vazhdon të jetë stabile dhe të ketë rritje të vazhdueshme.

Ai i ka falënderuar për përkrahjen e FMN-së dhënë Kosovës, në veçanti Bankës Qendrore  në realizimin e detyrës për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat