Lluka: Telekomi falimenton nëse Z-Mobile ia merr 30 milionë euro

Kosova

Lluka: Telekomi falimenton nëse Z-Mobile ia merr 30 milionë euro

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:18
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur për situatën e vështirë në të cilën gjendet Telekomi i Kosovës.

Lluka ka thënë në T7, se nëse Telekomit i merren 30 milionë euro nga Z-Mobile, pas rastit të fituar kundër tij në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit, kompania më e madhe publike në vend do të falimentojë.

Lluka ka paralajmëruar se një ndër masat që do të ndërmirren për shpëtimin e Telekomit do të jetë zvogëlimi i pagave të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat