Komunat i mbajnë të mbyllura kontratat

Kosova

Komunat i mbajnë të mbyllura kontratat

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:55
Foto

Janë 21 komuna të Kosovës që ende vazhdojnë të punojnë me kontrata të mbyllura, derisa 17 të tjera po mundohen të tregohen transparente ndaj këtij procesi duke publikuar në platformën e-prokurimi, të gjitha kontratat e arritura.

Diana Metushi- Krasniqi nga KDI thotë se komunat kanë ndjekur shembull pozitiv të publikimit të kontratave.

“Edhe pse që nga 3 shtatori 2018, të gjitha kontratat e vlerës së madhe duhet të publikohen në platformen e-Prokurimi, Komunat kanë ndjekur shembullin pozitiv të publikimit të kontratave te të gjitha vlerave në ueb faqet e tyre”, ka thënë ajo në një bisedë.

Metushi- Krasniqi ka inkurajuar edhe komunat tjera të mbetura të ndjekin shembullin e tyre.

“Deri më tani janë 17 komuna të cilat publikojnë kontratat. Ne inkurajojmë edhe 21 komunat e mbetura te ndjekin shembullin e tyre. Publikimi i kontratave në ueb faqe të komunës edhe një hap më tutje e llogaridhënies se institucionit kundrejt qytetareve të saj. Sa janë korrekt duhet matur kundrejt njoftimeve të bëra në e-Prokurim, gjë që jemi në proces e sipër”, ka theksuar ajo tutje.

Sipas saj, institucionet mund të mos i publikojnë kontratat por nuk mund t’i fshehin ato, meqë ekzistojnë burime tjera të cilat mund të shfrytëzohen si njësi krahasuese për komunat.

Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se gjatë kësaj kohe Indeksonline ka publikuar kontrata të ndryshme të arritura mes zyrtarëve komunal dhe kompanive të ndryshme private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat