Matoshi: Më i shtrenjtë është shëndeti, sesa blerja e një veture të re

Kosova

Matoshi: Më i shtrenjtë është shëndeti, sesa blerja e një veture të re

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:31
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi,

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka folur për ndryshimin e propozuar të ligjit për importimin e automjeteve, për të lejuar importimin e makinave që janë deri në 15 vjet të vjetra.

Matoshi ka thënë , se ndryshimi i këtij ligji do të binte ndesh me luftën kundër ndotjes së ajrit.

Ai ka deklaruar se dikasteri që e drejton është kundër lejimit të importimit të veturave të vjetra deri në 15 vjet.

Matoshi ka tërhequr vërejtjen se aktualisht “veturat hyjnë e dalin në kontroll teknik pa u verifikuar sa lëshojnë gazra në ajër”.

Sipas tij, më i shtrenjtë do të ishte shërimi i njerëzve nga sëmundjet që shkakton ajri i ndotur, sesa blerjet e veturave të reja.

“Më i shtrenjtë është shëndeti, sesa blerja e një veture të re”, është shprehur Matoshi në T7. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat