Lushtaku: E sotmja, ngjarja më e madhe për Kosovën pas pavarësisë

Kosova

Lushtaku: E sotmja, ngjarja më e madhe për Kosovën pas pavarësisë

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:29
Mërgim Lushtaku dhe komandanti i FSK-së, gjeneralejtënant Rrahman Rama

Për miratimin e ligjeve për ushtrinë e Kosovës, ka uruar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku.

Ai ka thënë se dita e sotme, është është ngjarja më e madhe për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj, pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit, përcjell Bota sot.

Lushtaku ka theksuar se i gjithë rrugëtimi drejt ushtrisë, ka qenë dhe është në koordinim dhe aleancë me forcat euroatlantike.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, urime themelimi i Ushtrisë së Kosovës!

Pa asnjë dyshim ngjarja e sotme, ku Kuvendi i Kosovës, miratoi në parim ligjet për shndërrimin e misionit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, është ngjarja më e madhe për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj, pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit.

Jam krenar dhe i privilegjuar që isha pjesë e këtij procesi që nga fillimi, e transformimit të misionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Historia e këtij procesi fillon me sakrificat e mëdha të popullit tonë për të vazhduar me UÇK-në, TMK-në, FSK-në dhe më në fund duke rezultuar me themelimin e Ushtrisë, të cilës duhet t’i gëzohemi të gjithë pa dallim.

S’duhet të harrojmë se i gjithë rrugëtimi ynë ka qenë dhe është në koordinim dhe aleancë me forcat euroatlantike.

Një urim të veçantë për komandantin e FSK-së, gjeneralejtënant Rrahman Rama, që njëherësh do të jetë komandanti i parë i Ushtrisë së Kosovës, si dhe për të gjithë eprorët dhe ushtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Me respekt,

Mergim Lushtaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat