Lipjani së shpejti me dy parqe të reja

Kosova

Lipjani së shpejti me dy parqe të reja

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:00
Komuna e Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka filluar rregullimi i hapësirave publike në dy lokacione të ndryshme të kësaj komune.

Në këto dy hapësira së shpejti do të ndërtohen parqe të cilat sipas kryetarit të kësaj komune Imri Ahmeti do t`i japin pamje më të bukur qytetit.

Lokacionet në të cilat janë duke u ndërtuar këto parqe janë në rrugën “Avdi Kelmendi” që njihet ndryshe si Parku të Lapidari I Luftës së Dytë Botërore, si dhe në rrugën “ Haredin  Bajrami” afër rrethrrotullimit për Magure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat