Haradinaj: Kosova falënderon të gjithë që i kanë shërbyer paqes në Kosovë

Kosova

Haradinaj: Kosova falënderon të gjithë që i kanë shërbyer paqes në Kosovë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:16
Ramush Haradinaj, mori pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendtë, që ka për qëllim mundësimin e trajnimit dhe ushtrimin e situatave emergjente, që përfshijnë bashkërenditjen ndërinstitucionale të organizatave të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë.

Haradinaj theksoi se Kosova respekton dhe nderon sakrificën e burrave dhe grave dhe në veçanti të atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer, prandaj shteti ynë gjithmonë do t’i përkujtojë ata si njerëz që kanë ndihmuar, që sot të jetohet në paqe.

“Kosova është një shtet, shoqëri multietnike, i kemi dallimet tona, jemi mësuar të jetojmë në diversitet dhe gjithashtu duke respektuar njëri-tjetrin”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vendi ynë ka pasur edhe tragjedi, por është punuar dhe po punohet, duke i kushtuar vëmendje të mirë të ardhmes së ndritshme.

Haradinaj, po ashtu shprehu kënaqësinë se Shpata e Argjendtë 18-2 nuk është vetëm një ushtrim, por dëshmi dhe përkushtim i asaj që do të jetojë përgjithmonë, duke konfirmuar se Kosova, të gjitha Agjencitë e sigurisë, 17 prej të cilave sot janë këtu, do të vazhdojnë me këtë trashëgimi.

Kryeministrit Haradinaj tha se kjo që sot po trashëgohet do të na ndihmojë të ballafaqohemi me emergjencat, që janë fatkeqësi natyre apo krizave të tjera dhe do të vazhdohet kështu së bashku me këtë që është mësuar gjatë dy dekadave.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuocci, tha se përkundër të gjithave, kanë arritur që të prezantojnë këtë ushtrim në nivelin më të mirë të teknologjisë dhe profesionalizimit, sepse është menduar se kjo është mënyra e duhur që të bëjnë një shtet model dhe institucion model se si të përballet me situatën dhe kështu ata janë munduar që t’i transferojnë këto kapacitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat