Avokatja Zhuri ndihmon dy studentë me bursa

Kosova

Avokatja Zhuri ndihmon dy studentë me bursa

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:51
Bekim Jashari ka pritur sot në takim Ermira Zhurin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot në takim Ermira Zhuri, avokate, e cila punon dhe vepron në Treviso të Italisë, dhe ish-konsullin në Vjenë, Imer Lladrovci, tani këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Pak muaj më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Skenderajt dhe avokates Zhuri, për ndarjen e bursave për dy studentë të Skenderajt.

Në shenjë falënderimi dhe respekti, për këto dy bursa në vlerë prej 1,000 eurove, kryetari Jashari i ka ndarë avokates Zhuri mirënjohje, duke e falënderuar jashtëzakonisht shumë për mbështetje.

Në fund të vizitës së saj, Zhuri e ka ftuar kryetarin Jashari, për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Festës së Flamurit në Venecie të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat