Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Kosova

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të pjesshme dhe mundësi për riga të izoluara shiu.

“Reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë pritet të ketë javën e ardhshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat