Për miratimin e pakos së ligjeve për ushtrinë e Kosovës, ka reaguar edhe opinionisti shqiptar nga Maqedonia, Sulejman Mehazi.
Në një reagim të dërguar në “Bota sot”, Mehazi ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës, është gjëja më e vlefshme e polikanëve të Kosovës, deri më tani.
Reagimi i plotë:
Rroftë Ushtria e Kosovës!
Rroftë Ushtria e Kosovës!, vetëm me ketë fuqi mbrojtëse i ka hije shtetësia, tani e tutje do bëhet zonjë e rëndë për t'u respektuar para atyre që duan ta sulmojnë Kosovën! Gjëja më e vlefshme e politikanëve kosovarë deri më tani ështê formimi Ushtrisë së Kosovës.
Qofshin të përjetshme Forcat Mbrojtëse të Kosovës!