Ndërmjetësim, ndryshim i marrëveshjeve, skenare hipotetike, qëndrimet e shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën

Kosova

Ndërmjetësim, ndryshim i marrëveshjeve, skenare hipotetike, qëndrimet e shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

E përditshmja austriake “Standard” ka kërkuar qëndrimin e pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën në lidhje me një zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shtete evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë të mendimit se zgjidhja e çështjeve të Kosovës duhet të arrihet nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, shkruan e përditshmja austriake “Standard”.

Po ashtu, ajo ka publikuar qëndrimet e Ministrive të Punëve të Jashtme të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet.

“Tema si shkëmbimi i territoreve, banorëve ose ide të ngjashme, që i takojnë historisë së kaluar të atjeshme, duhet të jenë të mbyllura”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë

Ata po ashtu mbështesin gjetjen e zgjidhjes nëpërmjet ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

“Për këtë nevojitet një dëshirë solide politike, shmangia e vendimeve të shpejta, krijimi i shoqërive me vlera multietknike në Evropë”, shton ministria.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje për shmangien e precedentëve të rrezikshëm

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë ka theksuar se është e rëndësishme të ndryshohen marrëveshjet e deritashme mes Beogradit dhe Prishtinës. Andaj, ajo propozon arritjen e një marrëveshjeje që mundëson stabilitet në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qipros ka shtuar se nuk shohin kuptim të komentojnë skenare hipotetike, ngjashëm sikurse Ministria e Spanjës që beson se është herët t’i analizojë rezultatet që nuk janë arritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat