Në Podujevë hapet panairi “Mjalti i Llapit”

Kosova

Në Podujevë hapet panairi “Mjalti i Llapit”

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:46
Agim Veliu

Nën organizimin e Komunës së Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve llapjanë, sot në Sheshin e qytetit në Podujevë është hapur Panairi tradicional “Mjalti i Llapit”.

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë hapjen solemne të Panairit në të cilin prodhimet e tyre të mjaltit i kanë ekspozuar bletarët e trevës së Llapit.

Me këtë rast kryetari Veliu ka thënë se “tash kur jemi në çerekun e fundit të vitit kalendarik, finalizimin e punëve dhe projekteve po i shënojmë me një ngjarje festive, siç është panairi ‘Mjalti i Llapit’”.

“Bletarë të nderuar, sot bashkërisht po e mbyllim një vit të bereqetshëm për nga rendimenti, por edhe të suksesshëm për nga përkrahja. Pozita gjeografike dhe kushtet klimatike të rajonit të Llapit mundësojnë zhvillim të suksesshëm të bletarisë, e kjo ka ndikuar edhe në orientimin tonë si Komunë për përkrahjen e këtij sektori”, tha kryetari Veliu.

Veliu gjithashtu tha se në kuadër të subvencionimeve në bujqësi, viteve të fundit, komuna i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sektorit të bletarisë, duke mbështetur bletarët me shoqëri bletësh.

“Përkrahjen për bletarët do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Me buxhetin tonë, por edhe në bashkëpunim me donatorët, do ta rrisim mbështetjen për bletarët e vyeshëm llapjanë, duke ndihmuar në rritjen e shoqërive të bletëve dhe mbështetjen në forma tjera”.

“Ky panair, që tashmë është bërë tradicional, është një rast i mirë për ta promovuar mjaltin e trevës tonë, por edhe si një vend takimi i bletarëve për shkëmbimin e përvojave të mira mes jush”, tha kryetari Veliu.

Panairi do të jetë i hapur dy ditë, 19 dhe 20 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat