Lladrovci pret ne takim përfaqësues të Partisë së CDU-së nga Gjermania

Kosova

Lladrovci pret ne takim përfaqësues të Partisë së CDU-së nga Gjermania

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:09
Drenas

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me kandidatin për deputet në Parlamentin Evropian nga Partia CDU, Ulrich Beul, i cili ka theksuar se  përkrahja nga shteti gjerman për Kosovën nuk do të mungojë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim kandidatin për Deputet në Parlamentin Evropian nga Partia CDU, Ulrich Beul, Kryetarin e Forumit Rinor i partisë së CDU-së, Silvio Crapis, shefin e kabinetit të ministrit ne Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe Botërore, David Kelmendi, zyrtarin e lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme ne Gjermani Besnik Kelmendi dhe anëtarin e Kuvendit Komunal në Drenas Bedri Nika.

Lladrovci ka njoftuar të pranishmit për punën dhe aktivitetet e Komunës së Drenasit dhe ka kërkuar nga ta që të përkrahin Kosovën ne agjendat evropiane për liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai po ashtu ka kërkuar që të ftojnë bizneset gjermane për të investuar në Kosovë, veçanërisht në Drenas, pasi që ka një klimë të mirë për të investuar dhe do ju krijohen kushtet për investime.

Kandidati për Parlamentin Evropian për zgjedhjet e Majit të vitit 2019, Ulrich Beul ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka thënë se përkrahja nga shteti gjerman për Kosovën nuk do të mungojë, qe edhe Kosova të jetë pjesë e BE-së pa kufizime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat