Ndërkrehet furnizimi me ujë nga Badoci

Kosova

Ndërkrehet furnizimi me ujë nga Badoci

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:39
Ilustrim

Ujësjellësi "Prishtina" ka njoftuar se është dëmtohet linja kryesore e tubacionit kryesor nga Badoci për në Prishtinë dhe si pasojë Graçanica, Hajvalia, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Njoftimi i Ujësjellësit "Prishtina":

KRU"Prishtina" sh.a. njofton konsumatorët e qytetit të Graçanicës, Hajvalisë, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë se, para pak çastesh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin e krijuar nga një qytetar i pandërgjegjshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura është dëmtimi i linjës kryesore të tubacionit kryesor nga Badoci në Prishtinë.

Furnizimi iu rikthehet varësisht nga sanimi i defektit nga ekipet e ujësjellësit.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartëcekura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat