Fillon rënia e temperaturave

Kosova

Fillon rënia e temperaturave

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 23:42
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura më e lartë do të jetë 18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë  pjesës së dytë të ditës parashihet të shoqërohen me riga të dobëta dhe lokale shiu. Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.  Shtypaja atmosferike do të ketë luhatje por vlerat e saj mbeten mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat