Pacolli: Maqedonia Veriore në BE dhe NATO, stabilitet për rajonin

Kosova

Pacolli: Maqedonia Veriore në BE dhe NATO, stabilitet për rajonin

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:26
Zoran Zaev dhe Behgjet Pacolli

Ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli e ka vlerësuar si arritje të jashtëzakonshme votën e Kuvendit të Maqedonisë, për t’u hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese.

"Një arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore, ratifikimi i Marrëveshjes historike me Greqinë. Perspektiva e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE do të thotë siguri dhe stabilitet për gjithë rajonin. Urime në veçanti shqiptarëve që me votë masive treguan seriozitetin e rreshtimit euroatlantik”, ka shkruar Pacolli.

Urime për shtetin fqinj kanë dërguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe presidenti Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat