Fillon ndërtimi i sheshit në Obiliq

Kosova

Fillon ndërtimi i sheshit në Obiliq

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:59
Fillon ndërtimi i sheshit në Obiliq

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vizituar sot komunën e Obiliqit e cila udhëhiqet nga partia që e drejton ai. Haradinaj ka premtuar se investimet në këtë qytet do të vazhdojnë.

Haradinaj së bashku me kryetarin e komunës Xhafer Gashin kanë përuruar fillimin e ndërtimit të sheshit të qytetit.

Ndërtimi i këtij sheshi do të jetë një investim i përbashkët ndërmjet Qeverisë dhe komunës. Haradinaj ka premtuar se investimet në këtë qytet do të vazhdojnë.

“Me Ligjin për Obiliqin dhe investimet tjera, banorët e kësaj zone po shpërblehen më në fund. Investimet nga Qeveria do të vazhdojnë, që Obiliqi të transformohet në qytet modern”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat