45 aksidente trafiku brenda ditës

Kosova

45 aksidente trafiku brenda ditës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:15
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsejtë 45 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Policia ka njoftuar po ashtu se gjatë ditës, njësitet policore kanë shqiptuar 775 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat