IKD: Politika është mbi ligjin

Kosova

IKD: Politika është mbi ligjin

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:23
Tryeza “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”

(E plotësuar) - Sundimi i ligjit vazhdon të mbetet hallka më e dobët në zinxhirin e shtet ndërtimit dhe qeverisjes në Kosovë dhe Prokuroria dhe Gjyqësori përballen me ndërhyrjen politike.

Kështu tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në tryezën “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”.

Ai tha se zyrtarë të lartë të shtetit nuk e deklarojnë pasurinë e tyre deri në ditën e fundit, ndërsa vendi ballafaqohet me ministra të cilët kanë aktakuza.

Miftaraj: Politika e gjen veten mbi ligjin

"Nuk mund pa e përmendur rastin e ministrit Valdrin Lluka, edhe pse është shpallur i pafajshëm në shkallë të parë nga gjykata, i njëjti rast është duke u shqyrtuar në Apel, me ankesën e prokurorit. I njëjti në kohën kur ka qenë nën aktakuzë ka nënshkruar ndërtimin e Kosovës C, vlera e të cilit arrin në 1.3 milardë euro. Rast tjetër që ndërlidhet me ministrin Lekaj, i cili po ashtu akuzohet për vepra penale korruptive, është pjesë e kësaj qeverie... ka raste shumë në praktikë por jemi munduar të ndalemi te disa raste, ku padyshim është rasti Pronto, i cili e dëshmon kur politika e gjen veten mbi ligjin, e gjen vetën mbi pushtetin gjyqësor”, tha ai.

Miftaraj shtoi se Partitë politike vetëm me deklarata janë pro dekriminalizimit. Sipas tij, ka raste që zyrtarët paradite shkojnë në gjykatë, ndërsa, pasdite marrin vendime nëpër institucione.

Miftaraj: Partitë politike në praktikë janë kundër dekriminalizimit

“Partitë politike në parim janë pro dekriminalizimit me deklarata, por në praktikë janë kundër largimit të personave me aktakuza dhe që kanë probleme me ligjin në praktikë ", theksoi ai. 

Armend Zemaj nga LDK, tha se njerëzit që janë të atakuar nga ligji jo vetëm që kanë garuar, por edhe janë bërë pjesë të vendimmarrjes.               

Zemaj: Ta kemi ligjin e lustrimit dhe ligjin për dekriminalizimin e skenës politike

"Në momentin që bëhen pjesë e vendimmarrjes atëherë mundësia për një drejtësi të pavarur dhe të pa ndikuar është e lënduar dhe shihet edhe nga rezultatet që raste të caktuara ose janë neglizhuar, ose nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar ose kanë mbetur në sirtarët e drejtësisë. Kjo ndërlidhje kërkon një përgjigje ligjore dhe përgjigjja ligjore është një ligj që i ka munguar Kosovës, që është ligji i lustrimit që domosdoshmërish duhet t’i hymë kësaj teme që e pastron sistemin e drejtësisë dhe pjesët thelbësore të subjekteve politike dhe e dyta është ligji për dekriminalizimin e skenës politike", u shpreh ai.

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, theksoi se përderisa gjyqësori vepron ngadalë dhe ka raste kur influencohet nga politika është vështirë që t'i lihet drejtësia atyre njerëzve.

Sherifi: Zgjedhësit të heqin dorë nga ata që kanë probleme me ligjin

"Duhet t'i bëhet presion sistemit të drejtësisë nga ju që rastet e hapura t'i mbyllë shpejt dhe njëkohësisht duhet të bëhet një fushatë vetëdiesuese tek zgjedhësit që i mbajë fortë njerëzit që kanë probleme me ligjin të heqin dorë nga ata, nëse partia nuk heq dorë, atëherë duhet të fillohet një fushatë që zgjedhësit të heqin dorë nga partia", tha Sherifi.

Muharrem Nitaj nga AAK e pati një kërkesë.

Nitaj: Duhet pasur analiza dhe rezultate konkrete para se të trajtohet kjo çështje

“Përpara se t'i hyhet kësaj çështje, duhet një analizë e hollësishme, duhet ta kemi një rezultat në tavolinë. Nëse ju do të më thoni sot në këtë tryezë që në skenën politike në Kosovë, në nivelin qendror, nga 1 mijë vetë sa janë pjesë e vendimmarrjes,  prej tyre kanë qenë 200 veta pjesë e proceseve gjyqësore, unë do të ndalesha dhe do të thosha ju me shumë të drejtë e keni vendosur që ta trajtoni këtë çështje dhe jam pjesë e këtij projekti që ta gjejmë një zgjidhje”, tha Nitaj.

Përfaqësuesi i PSD-s, Dardan Sejdiu u shpreh se Vetingu, ngushtimi i hapësirës për veprim dhe mekanizmat e matjes së performancës së gjyqësorit janë hapat që duhet të ndërmerren për funksionim të gjyqësorit.

IKD: Krimi dhe politika bashkëjetojnë në Kosovë

Sundimi i ligjit vazhdon të mbetet hallka më e dobët në zinxhirin e shtet ndërtimit dhe qeverisjes në Kosovë.

Prokuroria dhe Gjyqësori përballen me ndërhyrjen politike. Kështu tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në tryezën “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”.

 Ai tha se zyrtarë të lartë të shtetit nuk e deklarojnë pasurinë e tyre deri në ditën e fundit ndërsa vendi ballafaqohet me ministra të cilët kanë aktakuza.

 "Partitë politike janë pro dekriminalizimit,  por në praktikë janë mbrapa", theksoi ai.

 Armend Zemaj nga LDK, tha se njerëzit që janë të atakuar nga ligji jo vetëm që kanë garuar, por edhe janë bërë pjesë të vendimmarrjes.

"Raste të caktuara ose janë neglizhuar, ose nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar ose kanë mbetur në sirtarë. Ne duhet t'i hyjmë kësaj teme e cila e pastron sistemi e drejtësisë", u shpreh ai.

Përfaqësuesi i PSD-s, Dardan Sejdiu u shpreh se Vetingu, ngushtimi i hapësirës për veprim dhe mekanizmat e matjes së performancës së gjyqësorit janë hapat që duhet të ndërmerren për funksionim të gjyqësorit.

Bilall Sherifi nga Nisma theksoi se përderisa gjyqësori vepron ngadalë dhe ka raste kur influencohet nga politika është vështirë që t'i lihet drejtësia atyre njerëzve.

"Ne duhet gjithsesi të zotohemi. Meqë politika është shërbim për publikun, atëherë publiku duhet t'i refuzojë ata. Duhet t'i vihet presion sistemit të drejtësisë që rastet e hapura t'i mbyllë shpejt dhe e dyta, nëse partia nuk heq dorë, zgjedhësit t'i refuzojnë ata", tha Sherifi.

Muharrem Nitaj nga AAK e pati një kërkesë. "Para se t'i hyhet kësaj çështje, duhet një analizë e hollësishme, duhet të ketë rezultat të hollësishëm. Nëse do më thoni se nga 2000 vendimmarrës kanë qenë 200 me aktakuzë do të bëhesha pjesë e debatit" , tha Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat