Kërcënohen me thikë zyrtarët policorë në Veri të Mitrovicës

Kosova

Kërcënohen me thikë zyrtarët policorë në Veri të Mitrovicës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:20
Foto

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Veri të Mitrovicës ka arrestuar tre persona të dyshuar K/Serbë, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rast të rrahjes.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa kur policia kishte hasur në të dyshuarit, njëri prej tyre kishte pasur një thikë në dorë.

Gjatë arrestimit, dy të dyshuarit tjerë i kanë penguar policët që ta arrestonin atë.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa i dyshuari i tretë është ndaluar nga policia deri të këndellet, pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat