BE përkrah Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian

Kosova

BE përkrah Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:02
Ekrem Mustafa dhe Nataliya Apostolova

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e njoftoi me prioritet e tij dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku vuri në pah se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritet kryesor.

“MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit pas liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, Apostolova, pasi uroi ministrin Mustafa për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat