Haradinaj tregon se sa do t’u rritet saktë rroga policëve

Kosova

Haradinaj tregon se sa do t’u rritet saktë rroga policëve

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:35
Ramush Haradinaj me policët

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur pritjen që i ka bërë policit Asllan Krasniqi, i cili u pensionua sot për të treguar se sa do t’u rriten pagat policëve të Kosovës.

“Është me i bë një falënderim për një shërbim jetësor që e ka bërë për qytetarët e vendit për rendin publik”, ka thënë Haradinaj.

Ai me këtë rast tregoi se sa do të kenë pagën një polic i lartë, një rreshter e një toger.

“Pagat e Policisë së Kosovës do të rriten, për policë të rinj paga do të rritet deri në 105 euro për policinë e lartë, 129 euro për rreshter, 118 euro për togerë,” është shprehur Haradinaj.

“Qeveria ka në konsideratë pozitën e policit dhe mendoj se në paga është bërë një lëvizje e respektueshme. Për pensionet dhe sigurimin shëndetësor do të punojmë së bashku.”, ka shtuar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat