Presidenti Thaçi priti zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Palmer: SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Kosova

Presidenti Thaçi priti zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Palmer: SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:29
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.

Presidenti Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, FSK-në dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin popullit dhe shtetit të Kosovës.

Image

Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka siguruar presidentin Thaçi se SHBA-ja e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se SHBA-ja mbetet partneri më strategjik që ka Kosova në rrugëtimin e pandalshëm drejt anëtarësimit euroatlantik. / president-ksgov.net

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat