Kryesia e LDK-së viziton Degën në Kamenicë

Kosova

Kryesia e LDK-së viziton Degën në Kamenicë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:28
Kryesia e LDK-së viziton Degën në Kamenicë

Takimin e hapi kryetari i degës, z. Shaip Surdulli, i cili përshëndeti të pranishmit, i njoftoj për vendimin e kryesisë për takime me strukturat, kësaj radhe në Kamenicë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri i përcjelli përshëndetjet e kryetarit Mustafa, për të folur më tutje rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike (dialogun me Serbinë, kufijtë shtetror, Formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve e çështje tjera të rëndësishme për vendin), të gjitha këto tema tashmë të njohura për opinionin. 

Ai shtroi nevojën e shtetit për qeverisjen e LDK-së dhe vendit t’i kthehen institucione legjitime të formuara me votë të popullit.

Z. Beqiri poashtu falenderoj strukturat e Kamenicës për gjithë kontributin e tyre dhe kërkoj angazhim dhe mobilizim të degës sepse Kosova shpejt shkon në zgjedhje dhe LDK-ja do të del e para.

“Komunat të cilat janë të udhëhequra nga LDK-ja, kanë politika të mira, janë shumë të suksseshme dhe prioritet i tyre është mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë z. Beqiri.

Z. Lutfi Zharku, ka falenderuar strukturat e Kamenicës për kontributin e dhënë dhe ka thënë shkurtimisht që qëllimi i këtyre takimeve është përgatitja dhe mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta rrëzuar qeverinë dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

Deputetja znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, i falenderoj të gjithë për bashkëpunim dhe kërkoj më shumë propozime dhe pyetje për aktivitetet dhe angazhimet e deputetëve në seanca dhe komisione punuese. 

Kryetarja e Forumit të Gruas, znj. Lirije Kajtazi ka përmendur faktin që në politikë kemi nevojë më shumë për gra në vendimarrje dhe fusha tjera. Ajo gjithashtu ka thënë që pjesë e prioriteteve të LDK-së në programin e ardhshëm qeverisës do të jetë përfshirja e më shumë grave në vendimarrje dhe në procese tjera të rëndësishme.

Deputeti, z. Imet Rrahmani, ka përshëndetur formën e komunikimit me elektoratin dhe struktura dhe këto takime të shpeshtohen dhe herave tjera të jetë një bashkëbisedim më i gjatë. Ai gjithashtu ka thënë se tashmë ekziston momentumi politik që të ngritet mocioni dhe ka argumente dhe gabime të cilat këtë qeverisje e rrëzojnë.

Të gjitha strukturat e degës së Kamenicës kanë shprehur përkrahjen e plotë ndaj qëndrimeve të LDK-së, kanë vlersuar se LDK-ja karshi këtyre qëndrimeve ka rritje të dukshme, elektoratit të LDK-së i është kthyer besimi dhe shpejt LDK-ja do të jetë në qeverisje.

Dega kanë vlersuar se pavarësisht rezultatit të fundit, LDK-ja në Kamenicë qëndron mirë, ka disponim të mirë dhe në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja do të jetë më partia më e votuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat