Kolonat e gjata janë rikthyer në pikën kufitare të Merdares. Pritjet po zgjasin deri në 90 minuta për ata që hynë në Serbi nga Kosova.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet aty shkojnë deri në dy orë.
Pritje të tilla po shkaktohet gjatë daljes nga Kosova, teksa qytetarëve nuk po u duhet të presin më shumë se 10 minuta për të hyrë brenda territorit të shtetit.
Aty janë krijuar kolona deri në 1000 metra.
Ndërkaq, sipas të dhënave që ofron ministria e Punëve të Brendshme, gjendja nëpër pikat tjera kufitare është më e mirë.
Maksimumi i pritjes nëpër të njëjtat nuk shkon më shumë se pesë minuta.