Mësojeni sa vetura ML Mercedes janë Kosovë

Kosova

Mësojeni sa vetura ML Mercedes janë Kosovë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 06:19
Veturat luksoze të Mercedez Benz

Veturat luksoze të Mercedez Benz të modelit ‘ML’ dominojnë edhe në rrugët e Kosovës, pavarësisht që kapin shifra të larta në treg.

Ministria e Punëve të Brendshme për KALLXO.com ka thënë se në bazë statistikave kjo Ministri ka në vendin tonë janë 1,250 vetura Mercedez Benz ML.

Mercedes Benz ML 270 i vitit 2002 kushton rreth 6 mijë euro, modeli Mercedes Benz ML320 i vitit 2006 në Kosovë shitet me çmim rreth 10 mijë euro, ndërsa, tipi Mercedez Benz ML350 e vitit 2013 kushton afër 35 mijë euro.

Këto vetura luksoze me prodhimtari 21 vjeçare vazhdojnë ende të prodhohen.

Media është duke publikuar të dhëna nga MPB për numrin e markave të ndryshme të makinave. Ndër to janë publikuar të dhëna për 24 mijë makina ‘Golf 2’ të regjistruara në vend dhe 25 mijë ‘Golf 5’.

Po ashtu janë publikuar të dhëna për vetura luksoze si ‘Lamburghini’ dhe ‘Ferrari’ dhe shumë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat