Sot 18 muaj Mitrovica u trondit nga vrasja e 24 vjeçarit, Ermal Kamberaj.
I riu u qëllua me tre plumba gjatë orarit të punës, i cili punonte si menaxher në një lokal, ndërsa dorasi e vrau atë vetëm për shkak të një rezervimi të një tavoline.
I dyshuari për vrasjen e Ermalit, është Sadik Bajrami, i cili është duke u mbajtur paraburgim.
Media kishte raportuar se i njëjti, i cili kishte flet-arrest ndërkombëtar, nën bashkëpunim me autoritetet e sigurisë kosovare u arrestua në fund të muajit korrik në Belgjikë nga Policia e Belgjikës dhe ai shumë shpejte pritet të dalë para gjykatës.
Ndryshe, familja Bajrami kishte shprehur dhimbjen e tyre për veprën që dyshohet se e ka kryer familjari i tyre. Familja kishte kërkuar nga organet e rendit që ta arrestojnë sa më parë familjarin e tyre që dyshohet se e ka kryer vrasjen.