Komuna dhe Hidroregjioni, analizuan ecurinë e projektit të ujësjellësit

Kosova

Komuna dhe Hidroregjioni, analizuan ecurinë e projektit të ujësjellësit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, zyrtarët përgjegjës të njësisë së Hidroregjionit jugor dhe punëkryesin, me të cilët ka biseduar për ecurinë realizimit të projektit të ndërtimit të ujësjellësit për 13 fshatrat e Malishevës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Begaj është njoftuar nga ana kompanisë që menaxhon ujërat, Hidroregjioni jugor dhe punëkryesi, ku sipas tyre, deri më tani është realizuar rreth 95 për qind e projektit dhe punimet janë duke vazhduar drejt finalizimit të projektit.

Bazuar në raportin e dhënë, deri më tani janë kryer rezervuarët e ujit, rrjeti i ujësjellësit pothuajse ka përfunduar në të gjitha fshatrat, e po ashtu edhe lidhjet, ndërsa kanë mbetur edhe disa punë tjera, për përfundimin e tërësishëm të projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat