Vazhdojnë ditët me diell

Kosova

Vazhdojnë ditët me diell

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:28
Ilustrim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të lehta të cilat i takojnë stadit të lartë dhe të mesëm të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius”, njofton IHKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat