Salih Salihu: Hashim Thaçi nuk është figurë unifikuese për dialogun me Serbinë

Kosova

Salih Salihu: Hashim Thaçi nuk është figurë unifikuese për dialogun me Serbinë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 19:52
Salih Salihu

Salih Salihu nga Partia Social Demokrate ka thënë se çështja e negociatave me Serbinë nuk duhet të lihet në dorën e një presidenti që nuk është figurë unifikuese.

Këto komente ai i bëri në emisionin Info Magazine, ndërsa shtoi se bartës i negociatave me Serbinë duhet të jetë grupi i  negociatorëve nga Kuvendi i Kosovës përmes platformës së paraparë.

”Pikësëpari nuk mendoj që çështjen e Kosovës duhet me lënë në dorën e një njeriu i cili nuk është legjitim pasi që e dimë se si është zgjedhur president. Ai nuk është figurë unifikuese dhe kurrë nuk ka qenë”.

”Ne nuk mund të lidhim marrëveshje me një shtet i cilin pretendon me shkëput një pjesë të territorit të Kosovës, kinse në këmbim të një pjesë tjetër, gjë që nuk do të ndodhë”.

”Atë që thotë presidenti, paradite nuk përputhet me atë që e thotë pasdite. Është shumë kontrovers. Prandaj nuk mendojmë që këtë çështje duhet me t’ja lëmë në dorë presidentit Hashim Thaçi”.

”Bartës i negociatave me Serbinë duhet të jetë Kuvendi i Kosovës, duhet të ketë platformë të miratuar nga dy të tretat e votave në Kuvend. Duhet të ketë një grup negociatorësh nga Kuvendi i Kosovës”.

”Duhet të ketë një komision qytetarë që e përcjell këtë grup negociatorësh, por kurrsesi të mbetet kjo çështje në dorën e një njeriu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat