Haxhiu: LDK e VV hynë në rrugë qorre dhe nuk dinë si të kthehen në Kuvend

Kosova

Haxhiu: LDK e VV hynë në rrugë qorre dhe nuk dinë si të kthehen në Kuvend

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:02
Teuta Haxhiu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka debatuar me nënkryetarin e LDK-së, Naser Rugova në emisionin Zona e Debatit, duke hedhur akuza ndaj partive opozitare.

“Tendenca për të ndalë idenë e shkëmbimit të territoreve, kjo nuk ka qenë risi. Secili qytetar e di se në këtë temë askush më i qartë se kryeministri i vendit nuk ka qenë, edhe si subjekt, dhe ajo që ka propozuar LDK-ja me Vetëvendosjen është se kanë hyrë në një rrugë qorre dhe nuk e dinë si të kthehen në kuvend”.

“Asnjëherë në asnjë aspekt nuk kanë participuar, as në debat. Po të ishin të interesuar ta ndalnin Thaçin, do të uleshin për ta harmonizuar këtë rezolutë, pasi secili deputet i parlamentit e ka të njëjtin mendim që nuk negociohet për kufijtë, atëherë pse s’jemi në gjendje ne si kuvend ta bëjmë një rezolutë? Është në interes të të gjithëve kur flitet për sovranitet”.

“Për herë të parë po tentohet të arrihet një rezolute që interesi i qeverisë është që të jemi të gjithë bashkë, që kuvendi ta merr rolin e vete. Në seancën e fundit nuk e kuptuam pse hyri LDK dhe VV. Vjen në seancë dhe del. Nënshkruan dhe dolën, pa bërë asnjë fjale. Kjo është joseriozitet i LDK-së”.

“Për territorin e Republikës së Kosovës nuk ka të drejt askush të diskutojë. I kam mesazhet që ju si LDK i keni dërguar personalisht. Ju po i thoni qytetarëve që për shkak të Vetëvendosjes nuk po dimë si me u kthy. Ju e keni fut LDK-në pa krye”, deklaroi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat