"Emrat që do të akuzohen nga Gjykata Speciale" - Nuk do ta besonit se edhe kush është pjesë e saj

Kosova

"Emrat që do të akuzohen nga Gjykata Speciale" - Nuk do ta besonit se edhe kush është pjesë e saj

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:42

Me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar të hënën e 3 gushtit të vitit 2015-të ndryshimet kushtetuese, me të cilat u hap rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

Tri vite pas këtij votimi Gjykata Speciale është bërë gati për ti ngritur akt-akuzat e para për ish-pjesatarët e UÇK-së.

Ish-gazetari në atë kohë, tani i zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga subjekti politik Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, një ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, me 4 gusht të vitit 2015-të kishte publikuar listën me emra të ish-pjestarëve të UÇK-së sipas të cilit do të ngriten akt-akuza nga Gjykata Speciale. Më poshtë Gazeta ua sjellë listën e publikuar nga Zeka Tri vite më parë:

Akuzohet edhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli

Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për arsyen e vetme, se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj.

Nga radhët e PDK- së

Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:

Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.

Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.

Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.

Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.

Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.

Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.

Nga radhët e AAK- së:

Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.

Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.

Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Vetëvendosja

Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma:

Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku. Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat