Nisma: Kryetari i Deçanit nuk po realizon premtimet e fushatës para zgjedhore

Kosova

Nisma: Kryetari i Deçanit nuk po realizon premtimet e fushatës para zgjedhore

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:43
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrat dega në Deçan, në kuadër të prezantimeve të premtimeve të Kryetrarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, dhe mos realizimin e tyre, shprehet e shqetësuar me gjendjen e infrastrukturës në qytetin e Deçanit.

Kësisoj, gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, Bashkim Ramosaj kandidat i AAK-së dhe i zgjedhur Kryetar i Komunës së Deçanit në zgjedhjet e tetorit të vitit 2017, ka premtuar që brenda vitit të para të detyrës së tije (viti 2018), do të rregullohet i gjithë segmenti i rrugës qendrore të qytetit të Deçanit, pra hyrja nga Ura e Demës në Isniq e deri të Ura e Bajram Hasanit në Carrabreg (zona e parë urbane).

Projekti i zgjerimit të rrugës nga Ura e Demës e deri të Ura e Bajram Hasanit, sipas Kryetarit Ramosaj, do të behet sipas një projekti moderne dhe do të realizohet me gjithsej tri korsi, nga të cilat dy korsi do të jetë hë hyrje dhe një dalje nga Qyteti i Deçanit, pra pjesë tek Ura e Demës.

Edhe për kundër që ka kaluar një vit që nga zgjedhja e Kryetarit Ramosaj, dhe tash jemi në muajin e njëmbëdhjetë të vitit 2018, Kryetrari Ramosaj jo vetëm që nuk ka mbajtur premtimin e dhenë për rregullim e kësaj pjese të rrugës, por as që është duke u menduar që të realizohet ky projekti, i cili ishte promovuar me të madhe gjatë fushatës parazgjedhor të zgjedhjeve të tetorit të vitit 2017.

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim publikimin e premtimeve dhe mos realizimin e tyre nga Kryearti i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat